Francesco Totti mund të ndjekë gjurmët e Alessandro Del Piero. Ky krahasim mund të bëhet mes dy legjendave të futbollit italian, pasi për ish-kapitenin e Romës, i tërhequr nga sporti një vit më parë, ka ardhur një ofertë për të luajtur nga Australia.
Bëhet fjalë për ekipin e Apia Leichhard Tigers, skuadër e Serisë B australiane. Dhe Totti do të luajë vetëm një ndeshje me këtë skuadër, më 26 shtator, një ndeshje ndaj Adelaide United e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Ligës.
Lajmin e ka konfirmuar Anthony Uchino, drejtuesi italo-australian i ASR Football në Sidney, që bashkëpunon me skuadrën e Romës: “Është gjithçka e vërtetë. I kemi paraqitur një ofertë Francesco dhe jemi në pritje të një përgjigje nga ana e tij. Për ne do të ishte fantastike po ta kishim në fushë”.