INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Françesk Radi në gjendje të rëndë, ja çfarë thonë mjekët

Françesk Radi në gjendje të rëndë, ja çfarë thonë mjekët

Publikuar më: 10:47 27-03-2017

Pas lajmit se këngëtari i njohur Françesk Radi u shtrua me urgjencë në QSUT vjen reagimi i parë i mjekëve.

Sipas tyre gjendja e Radit është e rëndë dhe kritike. “BalkanWeb” duke iu referuar mjekëve të urgjencës raporton se kantautori është shtruar në reanimacionin qendror në QSUT dhe gjendja e tij është shumë e rëndë.

Sipas tyre, mjekët bëjnë të ditur se këngëtari ka pësuar hemorragji masive të trurit. Më herët ka qenë vetë bashkëshortja e Radit, e njohura Tefta Radi e cila ka njoftuar familjarët për gjendjen e rënduar të tij dhe ka bërë thirrje për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Gjëndja e tij është shumë e rëndë. Nëse autoritetet kanë mundësit për ta dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar ju lutem ta bëjnë” , tha mes lotësh Tefta Radi.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494