Pushimet në Mykonos të Greqisë po shkojnë “vaj” për Françeska Jaçen e cila çdo ditë e më shumë po na dhuron foto të nxehta nga ishulli grek. E tillë ishte një foto e postuar mbrëmjen e kaluar nga krevati. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto teksa qëndron e shtrirë, e mbuluar por pa reçipeta, në vend të të cilave ka vendosur një “emoji zemër”.
Por foto të nxehta kemi parë shpesh nga ish-banorja e Big Brother, ama video me unazë, jo. Para disa ditësh është përfolur se Françeska është në një lidhje me djalin e biznesmenit Ram Geci, Andi Gecin dhe mesa duket gjërat kanë shkuar më tej.
Ajo ka publikuar në Insta Story një video mjaft domethënëse. Françeska tregon dorën e saj të majtë me një unazë të kushtueshme duke nënkuptuar se kjo është një unazë fejese. Ose mund të jetë thjesht një shaka e bukuroshes sa për të “çmendur” portalet.
Derisa të kemi një konfirmim zyrtar, s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim.