Ish-banorja e “Big Brother” Françeska Jaçe padyshim që ia ka dalë të jetë një nga personazhet më të përfolur të shtypit rozë në Shqipëri.
Me fotot e saj provokative, ajo nuk mund të shmangë të gjithë komplimentat dhe ndonjëherë edhe komentet negative të ndjekësve.
Kësaj radhe e gjendur vetëm me të brendshme ngjyrë të bardhë dhe e shtrirë në krevatin e saj Franceska kishte zgjedhur një shprehje simbolike shumë të bukur për foton:
'Kontakti me sy është më intim sesa fjalët mund të jenë', shkruan modelja.
Ndoshta ka të drejte, pasi shumica e meshkujve ndonjëherë e humbin vëmendjen e gjërave më të rëndësishme.