Pas lajmit që qarkulloi ditën e hënë se modelja 26-vjeçare Françeska Jaçe është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik, menjëherë kanë dalë aludime se arsyeja e këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara apo edhe përdorimi i alkoolit nga drejtuesja e mjetit.
Menjëherë ka ardhur edhe përgënjeshtrimi nga vetë Françeska, ku me një story ne instagramin e saj ka sqaruar se asnjë nga këto arsye nuk kanë qenë të vërteta, pasi sipas saj çdo test ka rezultuar negativ.
Ajo falenderon të gjithë komentuesit për shqetësimin e treguar dhe na qetëson të gjithëve duke na thënë se tani çdo gjë është në rregull.