Sulmuesi francez i Bayern duket se ka dashur të argëtohet pak me arbitren kryesore gjatë ndeshjes së Kupës së Gjermanisë kundër Chemnitzerd.
Ndërkohë që është ulur për të bërë një goditje dënimi, ai ka përfituar nga momenti kur zonja Bibiana Steinhaus nuk e kishte mendjen pasi po fliste me lojtarët e tjerë të kampionëve të Gjermanisë. Ribery i ka zgjidhur lidhëset e atleteve arbitres, gjë që ajo e ka kuptuar menjëherë. Pasi i ka lidhur ato, e ka prekur dy herë tek shpina Ribery-n si për ta këshilluar dhe kujtuar se nuk ishin në një kënd lojërash. Edhe pse, duhet pranuar që gjatë ndeshjes ishte mjaft argëtues si episod.