INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frederik Veseli: Jam krenar dhe i lumtur që do të vesh fanellën Kuq e Zi

Frederik Veseli: Jam krenar dhe i lumtur që do të vesh fanellën Kuq e Zi

Publikuar më: 18:44 07-06-2016

Frederik Veseli është një ndër futbollistët e kombëtares që ka më shumë presion mbi supet e tij sepse u diskutua shumë ftesa e tij nga De Biasi dhe lënia jashtë e Berat Gjimshitit. Por mbrojtësi 23 vjeçar tregohet shumë profesionist duke thënë se është i përqendruar te puna e tij dhe nuk i lexon reagimet e njerëzve.

“Të them të drejtën nuk i kam ndjekur shumë debatet sepse nuk kam qenë i interesuar. Unë do të vazhdoj të jap më të mirën në stërvitje dhe të bind trajnerin se jam gati për Europianin. Jam shumë i përqendruar në përgatitje dhe çdo gjë tjetër ashtë futbollit nuk më intereson”, u shpreh Veseli

Ai thotë gjithashtu se nuk ndihet aspak zviceran dhe se përballja më Zviceranët nuk do të sjellë ndonjë emocion, përveç kënaqësisë që do të takojë shokët me të cilët dikur ka qenë në skuadër.

“Unë kam lindur, jetoj dhe do vdes si shqiptar. Jam shumë krenar dhe i lumtur që do të vesh këtë fanellë. Jam shumë profesionist dhe, nëse do të më jepet mundësia, do të jap maksimumin”

“Konkurrenca është e madhe dhe e mirë. Është e mirë për skuadrën, ka lojtarë me eksperience, por ka edhe të rinj si Hysaj apo unë. Unë mund të luaj djathtas në vend të Hysajt apo ne qendër përkrah Canës ose Mavrajt. Kam mundësinë të mësoj shumë nga lojtarë të tillë. Unë mendoj se kam cilësi të mira, trajneri e di dhe nëse ka nevojë për mua, jam gati të jap maksimumin”.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834