INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Freedom House”: Shqipëria pjesërisht e lirë

“Freedom House”: Shqipëria pjesërisht e lirë

Publikuar më: 10:05 27-01-2016

Shqipëria është pjesërisht e lirë. Kështu thuhet në raportin e “Freedom House” për vitin 2015, ku vendi ynë është në listën e 59 shteteve që janë vlerësuar si të tilla. Shqipëria ka të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi, në një sistem matës me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.

Për vitin që lamë pas Shqipëria dhe Kosova janë radhitur në mesin e vendeve pjesërisht të lira nga “Freedom House”. Në të njëjtën kategori janë edhe vendet e rajonit si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Serbia kësaj radhe është përfshirë në mesin e vendeve të lira.

Në raportin e publikuar të mërkurën, Kosova, Bosnja dhe Maqedonia përmenden si vende që janë përballur me qeverisje jofunksionale. “Freedom House” thekson se viti i kaluar ishte i dhjeti me radhë gjatë të cilit është shënuar rënie e lirive në shkallë botërore, duke përmendur sulmet terroriste që kanë ndodhur gjatë vitit 2015.

Në raport janë përfshirë 195 vende, nga të cilat 86 janë radhitur si të lira, 59 si pjesërisht të lira dhe 50 si jo të lira.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666