INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frekuentoni pishinat? Ja disa këshilla që do t'ju vlejnë për shëndetin tuaj...

Frekuentoni pishinat? Ja disa këshilla që do t'ju vlejnë për shëndetin tuaj...

Publikuar më: 15:35 12-07-2019

Stina e nxehtë e verës tejmbush jo vetëm plazhet, por edhe pishinat. Ndaj para se të shkoni në një prej tyre, më parë lexoni këshillat e mëposhtme.

Sipas specialistëve, sëmundjet më të zakonshme që vijnë nga larja në pishina janë infeksionet e veshit dhe infeksionet e lëkurës.

Kjo ndodh për shkak të pranisë së mikroorganizmave të padukshme që ndodhen në ujë.

Mos u lani kurrë në pishinë, kur keni një plagë të hapur, pasi ndotet uji.

Mos u lani në pishina kur keni temperaturë apo dhimbje fyti, qoftë edhe e thjeshtë. Këto raste, sipas specialistëve përbëjnë kushtet ideale të rritjes së stafilokokut. Për të reduktuar deri në minimum riskun e infeksioneve, bëni një dush para larjes në pishinë. Ndoshta nuk e dinit, por eliminon 80% të florës bakteriale tranzitore që kemi thithur pa e ditur as ne.

Klori që përdoret në pishina nuk mjafton për të siguruar higjienën totale.

Dezifektuesit me bazë klorin formojnë kompozime organo-klorikale, të cilat nëse thithen në sasi të madhe nga personat që notojnë mund të shkaktojnë ekzema dhe skuqje të lëkurës.

Article Logic
Execution time: 0.0037667751312256