INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fresh Voice - Batutat më të spikatura nga aktiviteti i anëtarësimeve në PS

Fresh Voice - Batutat më të spikatura nga aktiviteti i anëtarësimeve në PS

Publikuar më: 15:03 20-03-2016

Anëtarësimet e reja në PS kanë mbledhur qindra të rinj në Tiranë. Në panel jo pa qëllim ishin zgjedhur figura historike të PS, si Majko, të reja si ajo e Erisa Spiropalit dhe një humorist dhe një botuese. Batutat nisën nga vetë Rama, duke vlerësuar Pandeli Majkon, tha se, ai është i pakorruptueshëm.

Po Majko s’mbeti pas e i tha troç, se, ku e di që nuk jam i korruptueshëm, po Rama vijoi: "S’të kam korruptuar dot asnjëherë".
Mes tyre u përfshi dhe aktori i humorit Gaz Paja duke i thënë Ramës se, "Për mua nuk kalon ky djalë’.

Madje Gaz Paja iu tha se po mbeten pa punë humoristët, pasi politikanët po shkëmbejnë shumë batuta.
“Pandi me Edin ka zënë batutat, do na lënë papunë”- tha Paja.
Majko ka qënë shumë i përfshirë në aktivitet për të bërë humor dhe ka vijuar me batutën e rradhës duke bërë një krahasim për Ramën dhe Enver Hoxhën, duke thënë se, ata që kanë studiuar në Francë dhe që janë të gjatë nuk duhet të vijnë për të konkurruar në këtë konkurs, pasi Shqipëria boll ka vuajtur nga personazhe të tilla, siç është Edi Rama dhe Enver Hoxha.
“Kemi vuajtur nga ata që kanë studiuar në Francë dhe janë të gjatë, këta janë Rama e Enveri” – tha Majko.
Ajo që u vu re ishte se kryetaria e Fresh Joleza Koka e shigjetur për gafat, që ka bërë së fundmi nuk ishte në podium, por ishte e ulur si anëtarët e thjeshtë në sallë.
Duke përfituar nga situatat gazmore Elisa Spiropali, ka lëshuar batutat kundrejt Ramës, duke e quajtur atë si kalorësin më i denjë të reformave në Partinë Socialiste. 

Në aktivitet u fol dhe për një konkurs për zgjedhjet në FRESSH sipas një projekti të quajtur “FRESSH Voice.”

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334