INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika juaj më e madhe sipas shenjës së horoskopit

Frika juaj më e madhe sipas shenjës së horoskopit

Publikuar më: 12:05 29-11-2016
Deri më tani keni parë në shumicën e rasteve anën pozitive të çdo shenje horoskopi.
Intv.al ju sjell edhe pjesën jo shumë të mirë të secilës shenjë, më saktësisht frika juaj më e madhe bazuar te shenja juaj e horoskopit.
 
1. Dashi ( 21 mars-19 prill)
Frika për të humbur njerëzit e dashur
E vetmja gjë që kanë frikë personat e shenjës së dashit, është frika për të humbur një mik. Ata njihen si luftëtarë dhe nuk e durojnë dot faktin se kanë humbur në një betejë që ka rëndësi për ta.
 
2. Demi (20 prill – 20 maj)
Frika nga paqëndrueshmëria financiare
Demat  duan të jenë rehat me jetën e tyre. Ata duan të shijojnë jetën e tyre në mënyrën më të mirë. Paqëndrueshmëria ekonomike për ta është frika më e madhe.
 
3. Binjakët (21 maj– 20 qershor) 
Frika për të marrë vendime
Binjakët simbolizojnë dy pjesë të ndryshme të karakterit të njeriut dhe nuk vendosin dot me siguri. Frika më  e madhe e tyre është marrja e një vendimi të rëndësishëm. 
 
4. Gaforrja ( 21 qershor- 22 korrik)
Frika për t’u larguar nga shtëpia
Personat që i përkasin shenjës së gaforres dëshirojnë  të qendrojnë në zona të sigurta. Sipas Intv.al, ata duan vende ku askush nuk mund t’i lëndojë, pasi njihen si shenja më ndjeshme e zodiakut.
 
5. Luani (23 korrik – 22 gusht)
Frika nga injorimi
Intv.al shton se personat që i përkasin shenjës së luanit njihen për vetbesimin. Frika më e madhe për ta është injorimi, pra nëse dikush i injoron.
 
6. Virgjëresha (23 gusht-22 shtator)
Frika për mangësi ndaj gjërave
Virgjëreshat njihen për dëshirën që kanë për t’i pasur gjërat perfekte. Në rastet, kur kjo gjë nuk ndodh, ata frikësohen shumë.
 
7. Peshorja ( 23 shtator-22 tetor)
Frikë për të qëndruar vetëm
Personat e shenjës së peshores, sipas intv.al njihen për dëshirën që kanë për të pasur pranë njerëz dhe vetmia i frikëson shumë. Ata nuk mund të qëndrojnë dot vetëm.
 
8. Akrepi ( 23 tetor- 21 nëntor)
Frikë nga braktisja
Ata janë të frikësuar nëse të tjerët mund t’i braktisin, ose nëse humbin individualitetin në një marrëdhënie. Ata mendojnë për të ardhmen dhe i bëjnë shpesh  pyetje vetes si do shkojë jeta e tyre.
 
9. Shigjetari (22 nëntor-21 dhjetor)
Frikë nga humbja e lirisë 
Personat e kësaj shenje njihen për dëshirën që kanë për të udhëtuar dhe bërë aventura. Ata kanë frikë nga zënia e hapësirës së tyre, pasi liria ka shumë rëndësi për ta.
 
10. Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)
Frikë nga dështimet
Intv.al shton se personat e shenjës së bricjapit kanë shumë frikë nga dështimet. Ata njihen për korrektësinë dhe ambicien e tyre dhe dështimi i tmerron shumë.
 
11. Ujori (20 Janar  – 18 shkurt)
Frikë nga kompromiset
Ata nuk pëlqejnë kompromiset në fusha të ndryshme në jetë. Ata urrejnë idenë e “punës në grup”, sepse ujori ka mendjen e vet. T’i lësh ata vetëm që të vendosin për gjërat, është gjëja më e mirë.
 
12. Peshqit ( 19 shkurt- 20 mars)
Frikë nga përgjegjësitë
Peshqit njihen për botën e tyre plot fantazi, që nuk duan të rriten. Frika më e madhe e tyre është: përgjegjshmëria.
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984