INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Frika nga asteroidet. Mund të godasin tokën këtë vit [VIDEO]

Publikuar më: 16:22 24-05-2017

Ekspertët paralajmërojnë se skenari i goditjes së tokës nga asteroidet mund të bëhet realitet këtë vit. Astronomi kryesor i NASA-s ka bërë publike një listë, të pesë asteroideve të njohur që pritet të fluturojnë shumë afër Tokës. Ron Baalke, një eksplorues i hapësirës në laboratorin e NASA-s në Pasadena, Kaliforni publikoi parashikimet shqetësuese. Sipas tij, takimi i parë i afërt me tokën do të jetë më 23 korrik, 2017. Objekti do të kalojë rreth 325 mijë kilometër afër planetit tone. Për vite me radhë shkencëtarët janë duke punuar për rastet e kërcënimit të tokës nga ndonjë asteroid, i cili mund të godas planetin pa paralajmërim. Shtëpia e Bardhë lëshoi një dokument zyrtar i cili përshkruar strategjinë që do të ndiqet në rast se një meteor apo asteroid godet tokën duke bërë të ditur se janë të përgatitur për raste të tilla. Nuk do të ishte hera e parë që metorët godasin token. Një meteor me madhësi 17 metra goditi një zonë të Rusisë, në vitin 2013, duke plagosur më shumë se 1.000 njerëz. Ai goditi tokën pa paralajmërim. Kjo është arsyeja pse NASA po përpiqet të përmirësojë metodat e zbulimit të asteroideve.

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949