INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika nga azilkërkuesit. 3307 qytetarë nuk u lejuan të udhëtojnë drejt BE

Frika nga azilkërkuesit. 3307 qytetarë nuk u lejuan të udhëtojnë drejt BE

Publikuar më: 15:13 04-03-2018

Më shumë se 3300 qytetarë shqiptarë nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt BE. Të dhënat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin të marra në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar tregojnë se gjatë dy muajve të fundit, 1 Janar 2018 deri më 28 Shkurt, 3307 qytetarë nuk janë lejuar që të udhëtojnë jashtë Shqipërisë për shkak të mosplotësimit të kushteve drejt vendeve të Shengen. Nga këta, 246 janë minorenë. Policia njofton se gjatë periudhës në fjalë janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga këto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX. Po kështu, janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur si dhe janë kapur 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia bën të ditur gjithashtu se gjatë dy muajve të fundit janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.  Departamenti për Kufirin dhe Migracionin thotë se do vijojë të zbatojë me përpikmëri masat shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit, ashtu edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0024409294128418