INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika nga emigrantët. Nudistët duhet të mbulohen!

Frika nga emigrantët. Nudistët duhet të mbulohen!

Publikuar më: 09:00 25-06-2016

Nëse mendoni se dyndja e madhe e emigrantëve në Evropën Perëndimore nuk do të këtë asnjë pasojë, jeni të gabuar. Nga Gjermania vijnë shenjat e para të “cenimit” të lirive që këta popuj gëzonin deri para pak kohësh.


Strehimi i më tepër se 1 milion emigrante në Gjermani ka bërë që masat e sigurisë të shtohen. Për këtë autoritet lokale në qytetin historik Meissen i kanë kërkuar qytetarëve të mos praktikojnë më plazhin nudo, pranë liqenit të qytetit. Kjo gjë padyshim ka sjellë zemërimin e tyre.
Në anën tjetër të liqenit mësohet se do të ngihet një kamp tjetër për të strehuar 112 emigrantë.
Petra Hoffmann, kryetarja e grupit të nudistëve në një intervistë ka thënë se ata kanë notuar nudo që prej vitit 1905. Autoritetet lokale janë shprehur se i kuptojnë shqetësimet e nudistëve, por nuk kanë mundësi të tjera se ku ti strehojnë azilkërkuesit.

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613