INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Frika nga gripi i shpendëve, forcohen masat për importin [VIDEO]

Publikuar më: 15:32 05-01-2017

Shqipëria në alarm nga gripi i shpendëve. Për këtë arsye, qeveria ka shtrenguar masat e importit të shpendëve nga vendet që janë prekur nga virusi. Lajmi është dhënë nga Ministri I Bujqësisë Edmond Panariti, gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile.
Edmond Panariti:
“Po ndjekim me vëmëndjen dhe një situatë, në shtetin fqinj nw Greqi, kemi shpërthim të gripit të shpendëve, por në këto moment nuk kemi situatë epidemiologjike nw vendin tonw. Situata është nën kontroll, nuk kemi kërcënim të kësja natyre por kemi shtërnguar masat e lëvizjes së shpendëve të gjallla me vendet që janë prekur nga ky virus”.
Ndërkohë vendet e Ballkanit si Serbia, Kroacia, Rumania, Greqia e Bullgaria janë prekur nga gripi i shpendeve, duke rritur rrezikshmërinë e përhapjes së virusit dhe në vendin tonë. Ndërsa në Bullgari është dhënë urdhër për therje masive të shpendëve, Greqia ka ngritur alarmin, pas konstatimit të rasteve të para të shpendëve me këtë virus. Ndërkohë virusi i gripit të shpendëve, ka mbërritur në Europë në vjeshtën e vitit 2016 kryesisht nga shpendët migrues dhe janë regjistruar shumë raste në Gjermani, Francë, Danimarkë, Austri, Poloni,Zvicër dhe Hungari.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721