INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Frika” nga ISIS, Italia dëbon një imam

“Frika” nga ISIS, Italia dëbon një imam

Publikuar më: 09:22 01-11-2017

Italia, me dyshimin për rrezikim të sigurisë kombëtare ka dëbuar nga vendi një imam kosovar. Imami i moshës 39 vjeçare kishte rënë në sy me propagandën e tij radikale islamike. Lajmin për dëbimin e tij e publikoi Ministria e Brendshme e Italisë. Personi i dyshuar ishte me qëndrim në provincën e Lombardisë, në Lecco. Ai jetonte nga viti 2008 në Itali ndërsa kishte kërkuar e një leje qëndrimi në Gjermani, ku synonte të punonte si imam në një qendër kulturore të atjeshme.

Por dhe autoritetet gjermane pas urdhërit të Italisë e kthyen mbrapsht kosovarin, sapo ai kishte zbritur në Aeroportin e Këlnit. Që nga viti 2015 Italia ka dëbuar rreth 200 persona të kësaj kategorie.

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167