INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika nga konfliktet. Pesë vende rrisin shpenzimet ushtarake për armatim

Frika nga konfliktet. Pesë vende rrisin shpenzimet ushtarake për armatim

Publikuar më: 12:30 02-05-2018

Bota po shpenzon gjithnjë e më shumë në armë dhe ushtri. Në 2017, shpenzimet totale ushtarake u rritën me 1.1% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur një shifër botërore rekord prej 1.739 miliardë dollarë. Të dhënat u siguruan nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Kërkimin e Paqes (SIPRI), i cili paraqiti sot raportin e tij të fundit. Vendet që kanë investuar më së shumti në armatim janë 5: Shtetet e Bashkuara, Kina, Arabia Saudite, India dhe Rusia. Ky i fundit është i vetmi që aktualisht ka zvogëluar investimet në këtë drejtim, për herë të parë që nga viti 1998. Shpenzimet ushtarake të këtyre 5 vendeve, së bashku, përfaqësojnë 60% të totalit botëror. Në Bashkimin Europian, Britania shpenzon më shumë, e ndjekur nga Franca, Gjermania dhe Italia, e cila është në vendin e 12-të. Sipri është një institut i krijuar 5 dekada më parë  i financuar pjesërisht nga qeveria suedeze, e cila merret me sigurinë globale, kontrollin e armëve dhe çarmatimin.

Article Logic
Execution time: 0.0019679069519043