INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika nga ngrohja globale bën bashkë kombet

Frika nga ngrohja globale bën bashkë kombet

Publikuar më: 12:16 16-12-2018

200 vende të botës u bënë bashkë kundër ngrohjes globale, që po sjell shumë problem në botë. Ata kapërcyen ndarjet politike dhe ranë dakord mbi rregullat për zbatimin e një marrëveshjeje të rëndësishme klimatike globale. Po kritikët thonë se marrëveshja nuk është aq ambicioze për të parandaluar efektet e rrezikshme të ngrohjes globale.
Pas dy javësh bisedime në Poloni, kombet në fund arritën konsensus mbi një kornizë më të detajuar për Marrëveshjen e Parisit 2015, e cila synon të kufizojë një rritje të temperaturave mesatare botërore në jo më tepër se 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.
Presidenti polak i bisedimeve Michal Kurtyka tha: “Nuk është e lehtë të gjesh marrëveshje për një çështje kaq specifike dhe teknike. Përmes kësaj pakete ju keni bërë një mijë hapa të vegjël përpara së bashku. Ju mund të ndiheni krenarë”.
Para fillimit të bisedimeve, shumë pritën që marrëveshja nuk do të ishte aq e fuqishme sa ishte e nevojshme. Po gjithësesi pas bisedimeve maratonë kombet ja dolën të merren vesh.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721