INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika nga Rusia??? Pas 4 dekadash Suedia mobilizon ushtrinë [FOTO]

Frika nga Rusia??? Pas 4 dekadash Suedia mobilizon ushtrinë [FOTO]

Publikuar më: 09:56 07-06-2018

Suedia është një nga ato shtete të cilat renditet ndër më paqësoret dhe ku të gjithë do të donin të jetonin pasi ndihen të sigurt.

Por pak muaj më parë ky shtet na surprizoi pasi u shpërndau qytetarëve broshura lufte të cilat titulloheshin’ Nëse kriza apo lufta vjen”.Në pamflete të tilla jepeshin udhëzime sesi të merrje masa dhe të mbroheshe në rast se shpërthente lufta.

Por tashmë Suedia duket se kalon edhe në hapa konkretë. Euronews.com shkruan se ky shtet ka nisur të bëj thirrje për të gjithë ata vullnetarë që duan t’I bashkohen ushtrisë.

Pas plot 4 dekadash Suedia duket e e vendosur të forcojë ushtrinë e saj.

Kujtojmë se Suedia njihet si një shtet neutral dhe hera e fundit që është përfshirë në luftë ka qënë më shumë se dy shekuj më parë.

Por, shkruan më tej Euronews, Suedia ka ndyshuar agjendën e saj në rajonin Baltik që prej kohës kur Rusia aneksoi Krimenë.

Forcat e Armatosura të Suedisë i bëri thirrje rojes së saj 22000 vjecare të provojë gatishmërinë e saj.

Këtë të mërkurë në 6 qershor pikërisht në Ditën Kombëtare të vendit vullnetarëve iu kërkua të bëhen gati për shërbim.

Atyre iu kërkua të kryenin detyra patrullimi, mbrojtjeje dhe ruajtjeje.

Vetë komandati suprem i Forcave të Armatosura suedeze, Gjeneral Micael Byden u shpreh se kjo është hera e parë që prej vitit 1975 që ushtarëve iu kërkua të testoheshin, citon Euronews.com

“Ne jemi të përkushtuar të forcojmë mbrojtjen e Suedisë dhe të rrisim aftësitë tona operacionale. Dhe kjo është mënyra e duhur” shtoi Gjenerali.

Kujtojmë se hera e fundit që Suedia është përfshirë në luftë ka qënë viti 1814 me Norvegjinë.

Dhe nuk kishte dërguar pamflete dhe instruksione lufte që prej Luftës së Ftohtë.

5ok.PNG

4ok.PNG

 

3ok.PNG

2ok.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715