INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika nga Rusia, Poroshenko kërkon ndihmë nga...

Frika nga Rusia, Poroshenko kërkon ndihmë nga...

Publikuar më: 09:54 29-11-2018

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko i bëri thirrje NATO-s që të dërgojë anije në detin Azov për të mbrojtur vendin e tij, pasi Rusia aneksoi tri anije të Ukrainës dhe arrestoi ekuipazhin e tyre të dielën, jashtë brigjeve të Krimesë.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Poroshenko tha se shpreson se shtetet evropiane do të ndërmarrin hapa aktivë, përfshirë rritjen e sanksioneve dhe mbrojtjen ushtarake kundër Rusisë.

“Shpresojmë se shtetet e NATO-s janë të përgatitura për të dërguar anije detare në Detin Azov, për të mbrojtur Ukrainën dhe për të ofruar siguri”, tha Poroshenko.

Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin e sheh veten si “perandor”, ndërsa Ukrainën si koloni ruse.

“Gjuha e vetme që ai [Putin] kupton, është solidariteti i botës perëndimore. Nuk mund t’i pranojmë politikat agresive të Rusisë. Fillimisht ka qenë Krimeja, pastaj Ukraina lindore, tani e do Detin Azov”, tha Poroshenko.

Deti Azov është uji që ndan Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar ilegalisht në vitin 2014 nga tokat e Ukrainës dhe Rusisë. Rusia ka ndërtuar urë mbi Ngushticën Kërç për të lidhur Krimenë me territorin e saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037767887115479