INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika nga seksi! Ja cilat janë 9 llojet e fobive më të pazakonta që do ju çudisin

Frika nga seksi! Ja cilat janë 9 llojet e fobive më të pazakonta që do ju çudisin

Publikuar më: 14:36 24-09-2020

Edhe pse realisht nuk ekziston asnjë rrezik dhe shpesh nuk dihet se ku qëndron rrënja e fobisë, njerëzit kanë frikë nga gjërat më të çuditshme të cilat ne as që i kemi menduar ndonjëherë. Ashtu sikurse dikush që ka frikë nga merimangat, insektet, zjarri, errësira, etj., ekziston edhe frika irracionale rreth seksit. Pikërisht siç e lexoni, frikë nga seksi, ja cilat janë 9 rastet më të përhapura:

Medomalakufobia: Shumica e meshkujve e kanë pjesë të shqetësimit të tyre humbjen e ereksionit. Përveç nervozizmit rreth kësaj çështjeje, ajo mund të kthehet në fobi aq sa mund t'i trembë meshkujt dhe t'i pengojë të shijojnë seksin.

Gimnofobia: Ata që e kanë gimnofobinë pjesë të jetës së tyre, vuajnë nga frika e të qenët zhveshur përpara të tjerëve, edhe në situata kur kjo është e pranueshme. Frika konsiston në ndjesinë e inferioritetit kur personat janë lakuriq dhe në frikën e të qenët të pambrojtur kur janë të zhveshur.

Eurotofobia ose kolopofobia: Eurotofobia është frika e vazhdueshme dhe jo normale nga organi seksual, sidomos nga ai femëror. Disa njerëz vuajnë nga kjo fobi gjatë gjithë kohës ose mund të shkaktohet në çast nga stimuli pamor. Fobia është shumë e përhapur dhe e lidhur me përvoja të shkuara keq në të kaluarën. Eurotofobia mund të shkaktojë rrahje të shpejta zemre, ankth, druajtje dhe errësim të shikimit.

Erotofobia: Fjala është për frikën kur bisedohet për seks. Njerëzit që vuajnë nga ky problem nuk duan të flasin ose edhe të lexojnë në lidhje me seksin, të cilët shpesh vuajnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Malaksofobia:Frika nga paraloja dhe intimiteti është quajtur malaksofobia. Njerëzit që vuajnë nga kjo fobi nuk mund të durojnë përqafimet dhe ledhatimet.

Filemafobia: Kjo është frika nga puthjet, e cila mund të ndodh si rezultat i traumës ose frikës nga era e keqe dhe bartja e baktereve të gojës.

Klaustrofobia seksuale: Klaustrofobia është frika nga kryerja e marrëdhënieve seksuale në ambientet e mbyllura.

Partenofobia: Partenofobia është frika nga vajzat dhe meshkujt e virgjër, gjë që mund ta bëjë gjimnazin një periudhë edhe më të vështirë. Këta njerëz mund të përjetojnë panik ose ankth të vazhdueshëm thjesht nga mendimi i të qenët afër një të virgjëri. Nuk bëhet fjalë për frikën e një kontakti seksual me to, por thjesht frikë nga komunikimi i rregullt në jetën e përditshme.

Medortofobia: Ndoshta kjo do t’ju shokojë, por ka njerëz të cilët kanë frikë nga organi gjenital mashkullor në ereksion.

Article Logic
Execution time: 0.0022978782653809