INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Frika nga supervullkani. Ekspertët deklarojnë se është në prag shpërthimi [VIDEO]

Publikuar më: 13:27 16-05-2017

Ekspertët japin alarmin se supervullkani i Campi Flegrei që ndodhet në një zonë në veri të Napolit po përgatitet të shpërtheje dhe se pasojat mund të jenë katastrofike nëse nuk merren masa. Një studim i ri nga një ekip i studiuesve në University College në Londër në bashkëpunim me Observatorin e Vezuvit arriti në përfundimin se supervullkani mund të shpërthejë shumë më shpejt se sa pritej. Vullkani Campi Flegrei, ka një diametër rreth 13 km dhe  përbëhet  nga 24 kratere, nuk ka shpërthyer që nga viti 1538, por  ekspertët kanë paralajmëruar se mund të jetë duke u krijuar një tjetër shpërthim shkatërrues. Duke studiuar modelet e trazirave gjatë 500 viteve të fundit, studiuesit kanë parashikuar se po arrihet në një 'fazë kritike' ku trazirat e mëtejshme do të çojnë në një shpërthim. Ata shpresojnë që gjetjet e tyre do të nxisin autoritetet lokale të përgatiten për një shpërthim, të cilin ata thonë se do të prekë 360 mijë njerëz që jetojnë në të gjithë zonën por edhe popullatën e Napolit prej gati një milion. Nëse vullkani do të shpërthente, kjo mund të shkaktojë kërdi për ata që përpiqen të fluturojnë në zonë. Studiuesit thanë se një shpërthim i tillë mund të prishë trafikun ajror dhe do të kishte pasoja për zonën përreth. Modeli tregon se nëse situata do të zhvillohet drejt një shpërthimi të ngjashëm me atë të vitit 1538, pasojat e të shkatërrimit ishin aq të mëdha sa u desh gati një shekull që zona të rindërtohej.

Article Logic
Execution time: 0.003615140914917