INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika! Pas dhunës biznesmeni libanez tërhiqet nga ndërtimi në Lalëz

Frika! Pas dhunës biznesmeni libanez tërhiqet nga ndërtimi në Lalëz

Publikuar më: 11:20 20-09-2016

Dhunesit e biznesmenti libanez Faad Mitri ia arritën qëllimit. Mitri ka marrë vendim të tërhiqet nga investimi prej 450 milion dollarë në Gjirin e Lalëzit.  Informacioni u bë publik nga drejtuesi i kompanisë së tij Jamal Abu Issa.
Në deklaratë shkruhet se 'sulmi barbar i datës 10 shtator kundrejt Z. Fadi Mitri dhe familjes së tij i ka hidhëruar dhe trishtuar pa masë dhe në këto kushte duke filluar nga sot kompania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë. Gjithësesi drejtori i kompanisë falenderojm qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri.
Jamal Abu Issa ka bërë dhe një prezantim të ndërtimit që tashmë mbeti në letër me sa duket për të kuptuar të gjithë se çfarë humbi Shqipëria veç të tjerash dhe 1200 vende të reja pune që shqiptarët kanë aq shumë nevojë.

Pjesë nga deklarata:
“Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit. Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një standarti më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj. Ky projekt gjigand synonte do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do ti japte Shqipërisë pamjen e një vendi si destionacion turistik numër 1 në Adriatik dhe Ballkan. Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga cdo investim në Republikën e Shqipërisë. Falenderojm qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta.
I jemi mirënjohës të gjithë atyre miqëve, shumica shqiptar, të cilët kanë qëndruar pranë dhe kanë mbështetur familjen e zotit Fadi Mitri në këto ditë.''

Article Logic
Execution time: 0.0038938522338867