INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika për arratisje. Çfarë thotë Saimir Tahiri?

Frika për arratisje. Çfarë thotë Saimir Tahiri?

Publikuar më: 11:17 21-10-2017

Deputeti socialist Saimir Tahiri i ka dhënë përgjigje përfundimtare pretendimit të ngritur nga prokuroria, e cila kërkon arrestimin e menjëhershëm të Tahirit pasi ka të dhëna se ai mund të arratiset.
Saimir Tahiri:
Jam shumë i hapur që të hetohet gjithçka në lidhje me mua. Por s’mund të pranoi që me standardin e Sali Berishës, apo kudo tjetër që bënte gjyqe politike të arrestohem dhe më pas të gjenden provat. Nuk ka kështu, gjeni provat tani.
Prokuroria tha se mund të iki, mund të largohet jashtë Shqipërisë. Nuk kam ndërmend të lëviz asnjë centimetër. Dëgjova që mund të prish provat në Itali, nuk e kam këtë mundësi. Kam dëgjuar shumë por unë do jem këtu deri kur e vërteta të dalë në dritën e diellit. Unë jam në pritje që këtë përgjigje ta japin institucionet, fjalët e mia mund të mos i mjaftojnë publikun. Unë ju jap një premtim. Bëni durim do të vijë dita kur e vërteta të dalë në dritë. Fitorja ime s’do të jetë fitore përballë jush por përgjigje për llumin që përfaqësoni ju.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834