INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika se kërkojnë azil. Policia nuk lejon në Rinas fëmijët e pashoqëruar edhe me prokurë dhe biletë kthimi

Frika se kërkojnë azil. Policia nuk lejon në Rinas fëmijët e pashoqëruar edhe me prokurë dhe biletë kthimi

Publikuar më: 15:48 26-07-2018

Policia ka forcuar kriteret e lëvizjes në pikat kufitare. Mësohet se fëmijët nuk janë lejuar të udhëtojnë vetëm jashtë vendit edhe nëse kanë prokurë dhe në destinacion kanë një të afërm që i pret. Kjo pasi udhëtimi i fëmijëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian të pashoqëruar nga prindërit, me qëllim kërkimin e azilit është kthyer në fenomen shqetësues për autoritetet.  Në disa raste, vendet evropiane kanë tërhequr vëmendjen lidhur me fenomenin. As ata fëmijë që kanë prokurën me leje nga prindërit si dhe biletë vajtje-ardhje, nuk janë lejuar por janë kthyer pas në Rinas. Por, urdhri i Drejtorisë së Përgjithshme të Kufirit, ka sjellë probleme për disa familje dhe kosto ekonomike pasi ata kanë prerë biletat. Nuk dihet se për sa kohë do të zbatohet kjo masë.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105