Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur Siçilinë rreth vullkanit më aktiv të Evropës në malin Etna, duke plagosur së paku 10 persona, raportojnë mediat italiane.
Disa ndërtesa u dëmtuan nga lëkundja më e fundit në dhjetëra dridhje të regjistruara që kur Etna shpërtheu të hënën.
Hiri vullkanik kishte mbuluar më parë fshatra të afërta dhe fluturimet nga aeroporti i Catanias u ndaluan përkohësisht.
Ndërkohë njerëzit në mal u lajmëruan të largoheshin me shpejtësi nga banesat e tyre.
Tërmeti goditi në orën 03:19 me orën lokale të mërkurën pranë komunës së Viagrande.
Ndërkohë në mediat sociale po qarkullojnë fotografitë e ndërtesave të dëmtuara.