INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Frikë në Japoni: Cunami godet centralin e shkatërruar të Fukushima-s

Publikuar më: 10:09 22-11-2016

Një tërmet i fuqishëm tronditi Japoninë veriore mëngjesin e së martës, duke ndërprerë funksionet e ftohjes në centralin bërthamor dhe duke shkaktuar një cunami të vogël që goditi të njejtin rajon të Fukushima-s, që u shkatërrua në vitin 2011 nga tërmeti. Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti u ndje gjithandej vendit deri në Tokio. Një dallgët deti është ngritur deri në 1.4 metra në Sendai, rreth 70 km në veri të Fukushima-s, me valë të vogla që godisnin portet përgjatë bregdetit, siç njoftoi televizioni shtetëror NHK. Nuk ka njoftime për dëmtime ose viktima, por u bë me dije për lëndime të vogla. Por Televizioni publik NHK u bëri thirrje qytetarëve në rajon që “të largohen menjëherë” në vendet me lartësi duke i përkujtuar dëgjuesit për “Tërmetin e Madh në Lindje të Japonisë”.

Radhë të gjatë të makinave në ikje janë raportuar në rajon. Qeveria tërhoqi paralajmërimet e saj për cunamin katër orë pasi tërmeti goditi. Shërbimi Gjeoologjik i SHBA raporton se njesia matëse e tërmetit të së martës ishte me magnitutë 6.9 të shkallës Rihter, nga 7.3 që ishte në fillim.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562