INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Frikë” në PD! Ja debatet në mbledhjen grupit

“Frikë” në PD! Ja debatet në mbledhjen grupit

Publikuar më: 15:42 09-05-2016

Një ditë përpara se sa ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ajo e BE Vllahutin të zhvillojnë takime me tre grupet kryesore politike për reformën në drejtësi, në selinë blu nuk munguan debatet.
DEBATI BASHA TOPALLI
Topalli: Mos fol më për bojkot
Basha: Kam folur për përballje me qeverinë
Topalli: Rast unik që ambasadorët të jenë në mbledhjen e grupit
Basha: SHBA, mbështetëse kryesore, s’kemi pse kompleksohemi
Topalli: E papranueshme që ambasadorët të jenë në mbledhjen e grupit
Basha: Ne kemi qëndruar fort për parimet tona për reformën në drejtësi
Zonja Topalli është deputetja e parë që del kundër pranisë së ambasadorëve në mbledhjet e grupeve parlamentare, edhe pse këtë qëndrim ajo e ka shprehur në mbledhjen e grupit pa praninë e mediave. Mësohet se në gjithë këtë debat Lulzim Basha ka patur një mbështetje të fortë në parti, Sali Berisha. Mësohet se lideri historik i demokratëve ka ndarë të njëjtin qëndrim me Bashën. Sali Berisha është shprehur se mbështet praninë e ambasadorëve në mbledhjen e grupit parlamentar për të diskutuar një nga çështjet më të rëndësishme për vendin, reformën në drejtësi.
Por një tjetër “frikë” ka deputeti Astrit Patozi. Mësohet se reforma zgjedhore është shqetësimi i tij, pasi në të kundërt…
“Cilido qoftë fati i saj (reformës në drejtësi), ne duhet të përqendrohemi te garancitë për zgjedhjet e ardhshme. Reforma në drejtësi është e pakrahasueshme me to. Zgjedhjet janë sfida jonë reale. Nëse shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje si në dy herët e fundit, atëherë do të asgjësohemi”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043070316314697