INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frikë nga ISIS, policia e SHISH blindojnë kufirin e institucionet

Frikë nga ISIS, policia e SHISH blindojnë kufirin e institucionet

Publikuar më: 08:41 24-08-2017

Policia e Shtetit forcon masat e sigurisë në territorin shqiptar, pas kërcënimeve për sulme terroriste në Europë.

Gjithashtu kërkohet ndihmë e bashkëpunimi i qytetarëve për të denoncuar çdo person të dyshimtë se janë përfshirë në akte terroriste.

“Policia kërkon ndihmë e bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar çdo dyshim për persona objekt i kësaj veprimtarie duke ofruar numrat e telefonit falas 112 dhe 129.”

Do të forcohen masat e kontrollit në Pikat e Kalimit Kufitar e kufirit të gjelbër për persona që konsiderohen me risk, mjete dhe sende të kundraligjshme.

Gjithashtu është intensifikuar bashkëpunimi me Prokurorinë, SHISH dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere për shkëmbimin e ndjekjen në kohë të të çdo informacioni për veprimtari kriminale me sfond terrorist me qëllim parandalimin, zbulimin e vënien para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar.

“Paralelisht strukturat e Antiterrorit po punojnë intensivisht në terren për mbajtjen nën kontroll të personave me risk, me prirje radikale por edhe lidhjet e tyre” thuhet në njoftimin e policisë së shtetit të ditës së sotme.

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417