INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frikë për bomba në Rusi, evakuohen 4 mijë persona

Frikë për bomba në Rusi, evakuohen 4 mijë persona

Publikuar më: 12:12 28-11-2018

Rikthehet frika e sulmeve terroriste në Rusi.

Më shumë se 4 mijë persona janë evakuuar nga plot 10 qendra tregtare, pas një seri telefonatash se pritet të shpërthejnë bomba.

Të paktën kështu raportojnë mediat ndërkombëtare.

“Kemi patur telefonata anonime se në disa qendra tregtare do të ketë bomba artizanale” u shprehën zyrtarët duke shtuar se më shumë se 4 mijë persona janë evakuuar nga ambjentet e rrezikuara.

Ndërsa agjentët janë shpërndarë në terren për të verifikuar atë çka po ndodh.

Article Logic
Execution time: 0.0038578510284424