Lionel Mesi është ende me pushime, teksa këto ditë ka vendosur t’i kalojë në Ibiza, aty ku është bashkuar edhe me shokët e tij Suarez, Xhordi Alba dhe ish-katalanasin Çesk Fabregas. Ndërkohë, në mbrëmjen e djeshme futbollistët së bashku me gratë e tyre morën pjesë në një festë tek një klub nate në Ibiza.
Ylli i Barcelonës është përballur me një moment shumë të vështirë gjatë mbrëmjes. Një djalë i ri i cili ishte në gjendje të dehur ka tentuar ta sulmojë argjentinasin.
Për fat të mirë ka reaguar menjëherë sigurimi dhe nuk ka pasur ndonjë lëndim për Messin që pas këtij incidenti u largua nga festa.