Ankthi për një sulm terrorist ka prekur aeroportin e Hamburg, ku janë evakuar të gjithë pasagjerët pasi ajri është kontaminuar nga një substancë e dyshimtë. Dyshohet se një lëndë toksike është përhapur në gjithë aeroportin duke shkaktuar deri më tani 50 të plagosur, siç raporton gjermania Die Welt. I gjithë aeroporti i Hamburgut është bllokuar dhe e gjithë ndërtesa u evakuua nga frika e një rrjedhjeje kimike. Raportimet nga vendngjarja bëjnë me dije se të paktën 50 persona janë shtruar menjëherë në spital me probleme të frymëmarrjes pasi këto kimikate toksike janë përhapur në ajër përmes sistemit të ajrit të kondicionuar. Shërbimet e emergjencës që kanë shkuar në vendin e ngjarjes po i trajtojnë njerëzit për kollitje, probleme të frymëmarrjes dhe djegie sysh. Të gjitha fluturimet janë anuluar deri sa çështja të zgjidhet.
Pasagjerët dhe ekuipazhet janë dërguar në parkingun e makinave larg nga terminali në temperatura të ftohta, si -4 gradë Celsius, sipas shtypit lokal.