Kryeqyteti Italian, Roma ndodhet në nivele të larta të sigurisë nga frika e sulmeve terroriste.
Një telefonatë ka vënë në gatishmëri të gjitha forcat e mbrojtjes.
Policia është në kërkim të një djali me origjinë siriane i cili gjatë një përgjimi telefonik është dëgjuar të thotë: Nesër në Romë do të shkojë në parajsë. Të paktën kështu raportojnë mediat italaine.
Skuadra e forcave të antiterrorizmit, shërbimi sekret të gjithë janë në vepim.
I riu sirian mund të jetë në listën e personave të dyshuar dhe nën monitorim nga inteligjenca si element terrorist.
Kujtojmë se vitet e fundit shumë shtete europiane janë goditur nga sulmet terroriste duke shkaktuar me dhjetra viktima ndërsa flitet edhe për celula terroriste të shpërndara kudo. Edhe në Itali në vitin 2016 u zbulua një tunizian Anis Amri i cili ndërmori një sulm në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani duke vrarë 12 persona e plagosur 56 të tjerë.
Amri u zbulua në Itali dhe u vra nga forcat speciale.