INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fronti Opozitar kërkon hetime të menjëhershme

Fronti Opozitar kërkon hetime të menjëhershme

Publikuar më: 12:28 18-10-2017

“Fronti opozitar kundër krimit” ka disa kërkesa të menjëhershme të konsideruara si bazike për pastrimin e shtetit nga njollat e krimit.

Në deklaratën e tryezës opozitare një nga pika-kërkesat thotë:  “Kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm, të nisë urgjent dhe të kryejë me shpejtësi, në përputhje me dispozitat ligjore dhe kushtetuese, hetim për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane dhe të tjerë, që të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë individët e implikuar në trafikun e drogës dhe të armëve të zbuluar së fundmi”.

Partitë opozitare të bashkuara si rrallë herë me parë kanë ndërmarë këto vendime në deklaratën e publikuar për mediat duke marrë shkak nga vala e arrestimeve të djeshme të Moisi Habilaj, ku në zbardhjen e përgjimeve përmendej dhe emri i ish-ministrit Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605