Frozen është një ndër filmat e animuar më të shikuar i cili ka thyer rekordin si filmi më fitimprurës i Disney. Është bërë e ditur që ''Frozen 2'' do të publikohet në vitin 2019.
Që tani kanë nisur spekulimet nëse Elsa ashtu si princeshat e tjera do të lidhet a martohet me ndonjë personazh, por deklarata e bashkëregjisores Jennifer Lee ka tronditur rrjetin.
Ajo tha për "Huffington post" se është e hapur ndaj idesë që Elsa të jetë lesbike në filmin e dytë.
"Kemi biseduar për këtë, jemi koshientë, por nuk e kemi marrë vendimin", është shprehur Jennifer Lee.
"Ne do të prekim ato çështje që ekzistojnë dhe përballen çdo ditë fëmijët, burrat dhe gratë", tha Chris Buck, bashkëregjisori i "Frozen".
Nëse kjo ndodh, Elsa do të jetë e para princeshë lesbike në historinë e Disney.