Një doganier në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është arrestuar për “Shpërdorim detyre” pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës.
Në pranga ka përfunduar Lulzim Kodra, 59 vjeç, banues në Sovjan Maliq.
Gjithashtu janë arrestuar edhe 3 shtetas të tjerë si dhe 1 është shpallur në kërkim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Ata janë :
– R.Sh, 29 vjeç;
– K. M 23 vjeç;
– P. V, 45 vjeç;
– Në kërkim u shpall G.M, 29 vjeç;
“Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L.K, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve”, sqaron policia.