INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fryhet administrata e bashkive. Zbuloni cili qytet kryeson...

Fryhet administrata e bashkive. Zbuloni cili qytet kryeson...

Publikuar më: 15:09 12-10-2018

Administratat në vendin tonë janë të tejmbushura me punonjës. Të dhënat tregojnë rritje të ndjeshme të të punësuarve në administratën lokale. Numri i të punësuarve në tërësi në pushtetin lokal është rritur me 779 të tillë në rang republike. Ndërkohë, vetëm për bashkitë dhe njësitë administrative rritja fiksohet në 954 të tillë, për të prekur 14946 të punësuar në total, nga 13992 të vitit paraardhës. Të punësuarit në nivel qarku janë pakësuar, thonë shifrat zyrtare të Instat.
Por, cilat janë bashkitë që udhëheqin trendin e fryrjes së administratës lokale? Në vend të parë është Durrësi, qark në të cilin bashkitë dhe njësitë administrative kanë rritur stafin me plot 196 punonjës. Rritja fiksohet pak më shumë se 20%. Në 11 nga 12 qarqet administrata lokale, bashkitë dhe njësitë administrative kanë rritur stafin, ndërkohë që vetëm në Gjirokastër ka një pakësim të të punësuarve, nga 630 në 2016, në 583 gjatë 2017-ës.
Ndër qytetet që kanë pësuar një fryrje të konsiderueshme të administratës lokale është edhe Dibra me plot 138 punonjës. Këto të dhëna i referohen vitit 2017, ndërkohë që diferenca me vitin paraardhës, është e ndjeshme.

Article Logic
Execution time: 0.0038831233978271