A nuk po e shihni dhe ju ngjyrën rozë kudo? Është një sinjal nga të gjitha shtëpitë e modës që janë duke thënë një zëri “Përqafoni ngjyrën rozë!”, pra një trend alert. Ngjyra rozë/pink është në të vërtetë një nga ngjyrat më të bukura e cila tregon ëmbëlsi dhe delikatesë në të njëjtën kohë. Pranvera dhe vera e këtij viti do të jetë e gjitha për ngjyrën pink. Koleksionet e fundit për pranverë/verë 2018 na prezantuan si trendin e këtij sezoni, pikërisht këtë ngjyrë. Kjo ngjyrë ka dominuar për vite me radhë nëpër sfilata apo dhe në garderobën tonë, por sivjet vjen pak më ndryshe: më e ëmbël dhe e freskët. Po flasim për millennial pink, e cila do vazhdojë të dominojë edhe për dy sezonet e ardhshme dhe kjo për shkak të feminitetit të saj dhe sofistikimit më të madh. Nëse ju të gjitha veshjet që keni patur me ngjyrën rozë i keni marrë dhe i keni vendosur në një cep të shtëpisë, filloni të kërkoni sërish për to, pasi moda sërish riktheu sytë tek kjo ngjyrë.
Por jeni në dilemë se si ta vishni këtë ngjyrë? Mos u shqetësoni, pasi ne kemi menduar për ju dhe më poshtë kemi renditur disa foto që ju të merrni frymëzimin e duhur për ta përditësuar menjëherë garderobën tuaj me këtë trend. Siç ka thënë edhe ikona e modës Audrey Hepbun, “ne besojmë në ngjyrën rozë”. Mos e humbisni galerinë tonë atëherë!
/intv.al/I.M