Një modele braziliane, e cila frymëzoi njerëzit me mesazhet e saj në luftën kundër kancerit të stomakut ka ndërruar jetë.
Blogerja e njohur, Nara Almeida, kishte mbi 4.6 milionë ndjekës në “Instagram” dhe publikonte rregullisht statuse rreth trajtimit të saj. Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është dhënë nga i dashuri i saj.
Ajo njihej për postimet e mesazheve frymëzuese edhe pse ishte diagnostikuar me kancer.
“Për fat të keq Nara vdiq natën e kaluar, pas luftës së gjatë kam dashur ta kem atë përgjithmonë, por ajo meritonte të pushonte”, shkroi i dashuri i modeles.
Almeida u diagnostikua me kancer të stomakut më 8 gusht 2017 dhe postoi foto dhe video nga çdo fazë e trajtimit të saj, por në fund fatkeqësisht e humbi luftën.