INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fshati i pavdekshëm i Teksasit [FOTO / VIDEO]

Fshati i pavdekshëm i Teksasit [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 14:35 30-06-2016

Ndërtesa Timeship do të jetë qendra më e madhe në  botë për proçesin e krio-preservimit, ku do të strehojë 50.000 trupa të ngrirë që një ditë do të mund të sillen sërish në jetë. Krio-preservim është praktika e ruajtjes  së kafshëve  dhe njerëzve në temperaturë jashtëzakonisht të ulët- me shpresën se ato mund të ringjallen në të ardhmen. Mijëra organe do të përfshihen me shpresën që një ditë do t’i ringjallin ato e gjithashtu kjo qendër  do të përqendrohet në kërkime mbi organet, qelizat,indet etj.

Njerëzit kanë ëndërruar gjatë për  të gjetur 'burimin e rinisë ",  një mënyrë për të zgjatur jetën  dhe madje edhe për  të arritur pavdekësinë. Pas kaq shumë vitesh kjo  qendër filloi punimet me shpresën se një ditë do kthejnë gjithë ato trupa të ngrirë në jetë. Sipas shkencëtarëve të rinj, vendi është vendosur të jetë "Meka e Ngrirjes" dhe do të bëhet struktura më e madhe e dedikuar për kërkime mbi “ringjalljen” në botë.

Projektuar nga arkitekti i njohur Stephen Valentini, ndërtimi zvarritës i ndërtesës   do të  rrethojë një pjesë të madhe  të tokës në Comfort, Teksas.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992