Një 37-vjeçar, shpërndarës droge është arrestuar në Fier. Pas dyshimeve policia ka bërë kontroll në banesën e tij, duke gjetur disa doza kokaine, gati për t'u shpërndarë.
Drogën, 37-vjeçari e kishte fshehur në këpucët. “Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.Ç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit , L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier”, informoi policia, duke shpërndarë dhe videon gjatë kontrollit të banesës.
I arrestuari do të gjykohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”