Një shumë e konsiderueshme parash është sekuestruar sot në Aeroportin e Rinasit. 26 mijë e 300 dollarë rezultonin të padeklaruara, ndaj janë bllokuar nga policia kufitare.
Paratë po tentoheshin të nxirreshin nga Shqip ë ria p ër në Stamboll nga dy persona të huaj, një sirian dhe një turk.
Strukturat e Antitrafikut të Doganës në bashkëpunim me Policinë, sekuestruan mbrëmë sasinë e dollarëve, të cilat ishin të padeklaruara.
Policia thotë se këto para u tentuan të nxirreshin jashtë vendin tonë në mënyrë ilegale, nga dy persona me inicialet F.E me kombësi siriane dhe një turk, me inicialet O.A.
Kjo shumë parash po tentohej të nxirrej jashtë vendit fshehura, ku dy shtetasit të huaj i kishin futur paratë në mesin e rrobave në valixhe, por pas kontrollit u zbulua shuma e konsiderueshme, e padeklaruar.
"Këto struktura gjatë përpunimit të linjës ajrore Tiranë - Stamboll, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë këta shtetas, ku ju gjetën 26.300 dollarë . Personat dhe provat materiale (dollarët) ju kaluan për veprime procedurale Seksionit të ZMPKM", thotë policia në një njoftim zyrtar.