Gjykata e Tiranës ka lënë në burg policin Alban Trimi, i cili akuzohet për fshehje të armës së Elton Çiços, menjëherë pas ekzekutimit të tij.
Mësohet se polici Alban Trimi ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij nga organi i akuzës. Por atë e kanë tradhëntuar pamjet filmike, pasi organi i akuzës ka paraqitur si provë para gjykatës pamjet filmike.
Prokuroria thotë se në pamjet filmike duket polici Alban Trimi, që ka marrë armën e Çiços dhe ka dalë jashtë lokalit. Në përfundim Gjykata vendosi ndaj të pandehurit masën e sigurisë “arrest me burg”.
Reagimi i Prokurorisë:
“Nga veprimet e deritanishme hetimore të Prokurorisë së Tiranë, rezulton se i dyshuari, i cili ka qenë i pranishëm në atentatin e ndodhur në datën 01.05.2016 në lokalin “D..N…” në Tiranë, ku mbeti i vdekur shtetasin Elton Çiça, ka fshehur armën e zjarrit dhe telefonin celular që mbante me vete viktima”.