Policia ka sekuestruar 62 kg drogë në pikën kufitare të Kapshticës duke goditur kështu një rast të trafikut ndërkombëtar. Burime nga policia bën me dije se sasia e kanabis sativa u gjet e fshehur në automjet. Ajo ishte ndarë në 34 pako, ndërsa është arrestuar personi që po e transportonte drejt shtetit grek, Klajdi Beqir, 29 vjeç, banues në Korçë. Sipas uniformave blu, më datë 22.10.2017, ky shtetas u paraqit në doganë, me automjetin tip "Opel Zafira" me targa AA304PT. Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Doganës bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe procesin e skanimit të kryer janë konstatuar në brendësi të dyshemesë së automjetit pako të dyshuara me lëndë narkotike