INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fshehu kokainën në takat e sandaleve, dënohet 51-vjeçarja

Fshehu kokainën në takat e sandaleve, dënohet 51-vjeçarja

Publikuar më: 15:31 06-09-2018

Një grua, e cila u kap me teksa tentonte të trafikonte drogë kontrabandë, është dënuar me 7 vjet e gjysmë burg. Denise Marie Woodrum, 51 vjeçe, u arrestua në aeroportin e Sidneit vitin e kaluar pasi zyrtarët e kufirit gjetën kokainë të mbushur brenda takave të larta dhe sende të tjera në bagazhin e saj. Gruaja tha se ishte mashtruar nga një avokat i rremë në internet. Në janar, ajo u deklarua fajtore për importin e paligjshëm, por i tha gjykatës se ishte viktimë e një mashtrimi online. Një gjyqtar gjeti se ajo kishte marrë pjesë me vullnetin e saj në operacion. Të enjten, Gjykata e Rrethit New South Wales e dënoi Woodrum, nga Misuri, me një maksimum prej shtatë vjet e gjysmë burgim. Gjyqtari tha se nuk shihte që gruaja të ishte penduar për veprën e kryer.

gruaja.jpg

Argumenti i mashtrimit

Avokatja e saj, Rebecca Neil, e ka përshkruar atë si një grua thellësisht fetare dhe të izoluar nga shoqëria e cila ishte mashtruar nga një njeri në internet. “Ky person, i cili ju prezantua i me emrin Hendrik Cornelius, shfrytëzonte besimin e Woodrum për përfitime financiare”, tha Neil. Woodrum kishte vizituar Amerikën e Jugut disa herë r para se të ndërmerrte udhëtimin për në Australi me 756 gram kokainë,. Ajo i kishte thënë autoriteteve se nuk kishte dijeni për drogën dhe se brenda valixheve "duhej të kishte vetëm rroba", njoftoi Associated Press Australian. Megjithatë gjykatësi i çështjes tha se nuk ishte i bindur nga historia e Woodrum dhe tha se e pandehura kishte treguar pak pendim për veprimet e saj "të pamatura". Woodrum do të ketë të drejtë për lirim pas katër vjet e gjysmë vuajtje dënimi.

Article Logic
Execution time: 0.003000020980835