INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fshehu paratë, pastaj i denoncoi si të vjedhura...por pa dashje

Fshehu paratë, pastaj i denoncoi si të vjedhura...por pa dashje

Publikuar më: 14:53 31-03-2016

Në qytetin e Librazhdit ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Një 45 vjeçare, kishte  bërë një denoncim dy javë më parë , pasi nuk gjente shumën e parave që mbante në shtëpi dhe pretendonte  se persona të paidentifikuar i kishin vjedhur banesën. Sapo ajo pa që i mungonin paratë, denoncoi ngjarjen dhe policia u vu në lëvizje për të arrestuar autorët. Por, pas disa ditësh, 45- vjeçarja me iniciale V.B u paraqit sërish në Komisariatin e Policisë për të tërhequr denoncimin e saj, duke thënë se i kishte gjetur  paratë në shtëpi. Sipas saj, kishte ngatërruar vendin dhe nuk mbante mend ku e kishte fshehur shumën e parave prej 2750 eurosh.

Article Logic
Execution time: 0.0036427974700928