INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fshesa në diplomaci, Rudina Hajdari replikon me Cakaj: Nuk keni dhënë asnjë arsye...

Fshesa në diplomaci, Rudina Hajdari replikon me Cakaj: Nuk keni dhënë asnjë arsye...

Publikuar më: 16:03 27-03-2019

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm i ka kërkuar llogari Ministrit të Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj për 20 punonjësit e shkarkuar dje, vetëm 24 orë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi operacion “fshesa” në këtë sektor.

Duke qenë se Hajdari i kërkoi arsyet e shkarkimit, në përgjigjen e tij Cakaj sqaroi se nuk bëhet fjalë për 20 shkarkime nga puna.

“Kam një koment ndoshta edhe dy pyetje. Do doja që kolegët e mi mos të më ndërprisnin se do ju duket jashtë rendit të ditës. Keni vendosur të shkarkoni rreth 20 punonjës. Ju thoni se për shkak se këta punonjës nuk përmbushin fushën ligjore keni vendosur t’i shkarkoni.Në bazë ligjore ne kemi të drejtë informim për transparencë. Për dy gjëra sepse duke i cënuar lirinë i cenon shërbimin diplomatik. Nëse ju do luftoni klientelizmin mund të na thoni pse nuk keni dhënë një arsye për 20 punonjësit” u shpreh Hajdari.

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326