INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Fshesa” në diplomaci, shkarkohen 20 punonjës, Cakaj: Shqipëria nuk është e krushqve

“Fshesa” në diplomaci, shkarkohen 20 punonjës, Cakaj: Shqipëria nuk është e krushqve

Publikuar më: 12:41 26-03-2019

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi sot se mbi 20 punonjës të shërbimit diplomatik janë shkarkuar dhe transferuar, të cilët sipas tij nuk përmbushin kushtet ligjore dhe profesionale.

Në një deklaratë për mediat Cakaj u shpreh se Shqipëria nuk është e krushqive dhe kushërinjve por e njerëzve që punojnë me pasion.

"Në 77 ditët e punës sime në krye të këtij institucioni kam ngritur një grup pune për cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik. Dhe sot kam vendosur që të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin kushtet ligjore dhe profesionale.

Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës. Fillimisht se numri i të prekurve nga kjo reformë do të shkojë mbi 20. Shqipëria nuk është e miqve, nuk është e kushërinjve politikë apo klaneve të krushqve është e të gjithë atyre që veprojnë e shërbejnë me pasion” u shpreh Cakaj.

Vendimi i Cakaj vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Rama në një takim me studentët ku prezantoi portalin e transparencës universitare, deklaroi se studentët ekselentë do të rekrutohen në shërbimin diplomatik të Shqipërisë.
Rama theksoi se trupa ka nevojë për një pastrim të thellë nga nepotizmi dhe klientelizmi.

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936