IN SPORT
FSHF, afat Kamzës dhe Lushnjes për Superioren

FSHF, afat Kamzës dhe Lushnjes për Superioren

Publikuar më: 16:31 29-05-2017

Kamza dhe Lushnja duhet të paraqesin gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të garuar sezonin e ardhshëm në Superiore dhe kjo duhet të ndodhë deri në mesin e muajit korrik.

Në fund të korrikut hidhet shorti i kampionatit, ndaj të gjitha klubet duhet të jenë licencuar. Pjesa më shqetësuese për këto dy klube janë stadiumet, duke nisur nga fushat e tyre.

Probleme për t’u zgjidhur janë ato me rrethimin e stadiumeve si dhe ambientet e brendshme të tribunave.

Nëse deri në mesin e muajit korrik Kamza dhe Lushnja nuk kanë bërë gati impiantet e tyre, teksa siç dihet në të dy stadiumet do nisin punimet, të dyja klubet duhet të paraqesin kontratat me stadiumet ku do t’i luajnë ndeshjet.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771