INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FSHF e zyrtarizon, Partizani - Kukësi me arbitër të huaj

FSHF e zyrtarizon, Partizani - Kukësi me arbitër të huaj

Publikuar më: 08:53 04-05-2017

Partizani-Kukësi do të gjykohet nga një treshe arbitrash të huaj, lajmërimi zyrtar vjen nga FSHF. Kërkesa e klubit të kuq që supersfida e javës së 32-të në kategorinë Superiore që mund të vendosë edhe fatet e titullit kampion për gjyqtarë të huaj është marrë në konsideratë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe të Premten në Selmani Stërmasi do të jenë arbitra të huaj ata që do të vendosin drejtësi. Me një komunikatë Federata Shqiptare e futbollit ka sqaruar edhe motivet pse kjo supersfidë do të gjykohet nga arbitra të huaj. Komisioni i Caktimit te Arbitrave prane FSHF duke marre ne konsiderate edhe peshen, vleren dhe rendesine e ndeshjes se kesaj jave mes Partizanit dhe Kukesit ka vendosur qe kjo ndeshje te gjykohet nga nje treshe e huaj arbitrimi.
Federata do te beje publike ne ditet ne vijim edhe arbitrat e huaj qe do te vijne ne Tirane per kete ndeshje, lexohet në komunikatën e Federatës Shqiptare të futbollit. Nuk dihen ende se nga cili shtet i Europës do të jenë arbitrat që do të gjykojnë sfidën mes Partizanit dhe Kukësit, por më shumë gjasa që të jetë një treshe gjyqtarësh gjermanë pasi federata gjermane e futbollit i ka dhënë përgjigje pozitive FSHF-së, por mungon ende zyrtarizmi dhe deri sa Federata Shqiptare të bëjë publikë emrat e gjyqtarëve asgjë nuk është e sigurtë dhe mund të ketë surpriza për kombësinë e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885